Vritet në afërsi të një banke ish-polici në Laç

Vritet në afërsi të një banke ish-polici në Laç

Një 60-vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Laç, rreth orës 07:23, në afërsi të një banke.



Viktima është Xhelal Reçi, ish-polic, i cili raportohet se është ekzekutuar pranë bizneseve të tij. Reçi zotëron një butik dhe një bar kafe në Laç.

Mësohet se viktimën edhe më herët kishin tentuar ta vrisnin. Në vitin 2020 atij i kishin bërë atentat, ndërsa ishte në makinë me bashkëshorten dhe dy djemtë e mitur.

Ndërkohë Policia e Shtetit njofton se pas vrasjes është rrethuar zona, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit, ndërsa në afërsi të lumit është gjetur dhe një makinë e djegur.

Në ndihmë të policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Related Articles