Një polic është vrarë në Maqedoninë e Veriut.
Sipas mediave vendase, ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e një burri të moshës 40 vjeçare, tek i cili ka pasur plagë në pjesën e gjoksit, të shkaktuara nga goditjet me thikë.
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Velses kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një polic, ndërkaq thonë se po vazhdon hetimi për ngjarjen.