Vritet një ushtar francez në Liban, reagon Macron

Vritet një ushtar francez në Liban, reagon Macron

Një ushtar francez që shërbente si pjesë e forcës paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban u vra sot, njoftoi presidenti francez Emmanuel Macron.

Macron e quajti ushtarin Florian Montorio të Regjimentit të 17-të të Xheniero-Pashutistëve, i cili po shërbente në Liban si pjesë e Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL).

Tre ushtarë të tjerë u plagosën, tha ai, shkruan CNN.

Macron tha se “gjithçka sugjeron se përgjegjësia për këtë sulm i takon Hezbollahut” dhe kërkoi që autoritetet libaneze të arrestojnë menjëherë autorët.

Related Articles