Vritet trajneri i të rinjve të Shakhtarit

Vritet trajneri i të rinjve të Shakhtarit

Nga bombardimet ruse ka mbetur i vdekur trajneri i të rinjëve të skuadrës së Shakhtar Donetskut, ka njoftuar skuadra ukrainase.

“Një nga punëtorët tonë u vra të mërkurën. Trajner i të rinjve. U vra nga bombardimet e rusëve. Rusia është duke i vrarë ukrainasit, ndaleni këtë marrëzi! Nuk mund të qëndroni të heshtur, të gjithë ju do të jeni fajtor dhe përgjegjës për krimet e bëra”, ka thënë drejtori i përgjithshëm, Palkin.

Rusia është përballur me shumë sanksione qëkur ka nisur pushtimin në Ukrainë.

FIFA dhe UEFA vendosën që t’i largojnë ekipet ruse dhe përfaqësuesen nga të gjitha garat, përfshirë edhe Kupën e Botës në Katar. UEFA e zhvendosi edhe finalen e Ligës së Kampionëve nga St. Petersburgu në Paris. /GazetaEnigma/

Related Articles