Ukraina kërkon të shtyhet ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës

Ukraina kërkon të shtyhet ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës

Ukraina i është drejtuar FIFA-s dhe UEFA-s me kërkesën që të shtyej ndeshjen e ardhëshme kundër Skocisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Ndeshja e tyre gjysmëfinale në play-off do të luhej në Hampden Park më 24 mars, me fituesin që do të përballet me Poloninë për një vend në Kupën e Botës të këtij viti në Katar.

Por tani Ukraina u ka kërkuar të dy organeve ndërkombëtare të turneut që të shtyjnë ndeshjen, për shkak të pushtimit të vendit nga Rusia.

Federata Ruse duhej të përballej me Poloninë në gjysmëfinalen e saj, por është përjashtuar nga turneu nga FIFA si një sanksion për pushtimin. /GazetaEnigma/

Related Articles