Vuçiq dekoron Grenellin: Mund të thuhet se ai është mik i vërtetë i Serbisë

Vuçiq dekoron Grenellin: Mund të thuhet se ai është mik i vërtetë i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka dorëzuar Richard Grenellit Urdhrin e Flamurit Serb, të Klasit të Parë, për shërbime të dalluara në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vuçiq ka pretenduar se “Grenell, për të cilin mund të thuhet se është mik i vërtetë i Serbisë, por edhe i gjithë rajonit, në një kohë të shkurtër pati një ndikim të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe SHBA dhe i pasuroi në mënyrë thelbësore lidhjet”.

“Roli i Richard Grenell-it jo vetëm që ka kontribuar në paqen dhe stabilitetin rajonal, por gjithashtu ka luajtur një rol thelbësor në përmirësimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe SHBA. Mandati i tij si njeri i dialogut tregoi mprehtësinë e tij, por edhe aftësitë e tij diplomatike dhe mbi të gjitha, gatishmërinë e tij për të dëgjuar pikëpamjet e palës tjetër. Ai ka demonstruar diçka që nuk mund ta shihnim në bashkësinë ndërkombëtare – objektivitet, ndershmëri intelektuale dhe politike dhe konsistencë”, ka thënë Vuçiq.

Richard Grenell, pas marrjes së dekoratës, ka thënë se nuk ishte ideja e tij që të vendosë ekonominë mbi politikën, por të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

“Do të isha shumë gabim nëse nuk do ta falënderoja sepse ishte vizioni i tij – të vendosim ekonominë dhe krijimin e vendeve të reja të punës përpara negociatave politike”, ka thënë ai.

Related Articles