A duhet të vazhdojë dialogu Kosovë – Serbi, edhe pse kjo e fundit ende nuk u sanksionua nga BE

A duhet të vazhdojë dialogu Kosovë – Serbi, edhe pse kjo e fundit ende nuk u sanksionua nga BE

Në ditën kur u bënë një muaj që nga sulmi terrorist në Banjskë, kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti dha ultimatumin e fundit kundrejt bashkësisë ndërkombëtare, se nuk do të ketë dialog, pa u sanksionuar Serbia, për këtë akt, shkruan Gazeta Enigma

“Nëse s’ka dënime dhe sanksione ndaj Serbisë, s’ka dialog”, është shprehur Kurti.

Ndërkohë, pesë emisarët evropian që ishin në Kosovë javën e kaluar kanë sjellë me vete një draft -statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Kurti ka shprehur dakordimin që ky plan i ri të jetë korniza e vazhdimit të diskutimeve të mëtejshme me shtetet aleate, ShBA, Gjermani, Francë dhe Itali.

Ndër të tjera, rafti i dorëzuar nga Pesëshja është i ngjashëm diku rreth 70 përqind me propozimin e “Institutit Friedrich-Ebert-Stiftung” dhe “Institutit Evropian për Paqe” në fillm të janarit të këtij viti.

Sipas draft-statusi të FES Asociacioni do të formohej në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së pesë emisarëve evropian për një takim në Bruksel

Politologu Fidan Ukaj, deklaroi se Bashkimi Evropian rreth sulmit në Banjskë do të marrë vendime në bazë të hetimeve që ata po i zhvillojnë, por, që sipas tij procesi i dialogut Kosovë – Serbi duhet të vazhdojë.

“BE-ja do të marrë vendime mbi bazën e asaj çka do të prodhojn hetimet që po zhvillohen nga faktori ndërkombëtarë, dhe akoma nuk e kemi një epilog, dhe për rrjedhojë nuk kemi as masa e as sanksione nga Bashkimi Evropian për Serbinë. Procesi i dialogut duhet me vazhdu pavarësisht ngjarjeve që ndodhen në veri të vendit por se ky rast ka qenë një mësim i mirë për faktorin ndërkombëtarë se Serbia është problemi dhe se tolerimi ndaj politikës serbe nuk e ndihmon këtë të fundit me u largu nga ndikimi rus përkundër e trimëron dhe e fuqizon me qenë destabilizues edhe më i madh në rajon. Vetem një politik e rrept me afate e kushtëzime e po ashtu me vendosje të sanksioneve në rast mos zbatimi të marrëveshjeve është efikase në raport me Serbinë”, përfundoi Ukaj për Engimën.

Edhe analisti politik Visar Xani, deklaroi se inciativa për takimin që është thirrur Kurti nga pesëshja diplomatike, i kontribuon zbatimit të marrëveshjes së Ohrit.

‘Është shumë e rëndësishme që do të keminjë takim në Bruksel, që kontribuon direkt në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, me qëllim që të kemi një përmbyllje të dialogut që ishte shumë i gjatë dhe kishte problem në zbatim. Sa i përket sanksioneve të Serbisë, disponimi i faktorit ndërkombëtarë për të ndëshkuar me sanksione shtetin serb në këtë fazë nuk është disponueshëm, për shkak se qëllimi i tyre ështe që të ketë një marrëveshjë pa e ndëshkuar Serbinë, gjë që është e padrejtë sepse Kosova ka ndëshkime”, tha Xani për Enigmën.

Sipas tij hap në rrugën e drejtë është përgjigja pozitive e Kurtit ndaj kërkesave të Bashkimit Evropian.

“Hap pozitiv është që kryeministri Kurti ka pranuar kërkesat e BE-së, dhe kjo gjë tregon se Kurti ka mësuar nga e kaluara se mos koordinimi me faktorët ndërkombëtarë mund të sjellë sanksione dhe se atom und të shtohen dhe interesi I Kosovës është që të ketë sa më shpejtë një marrëveshjë finale në Bruksel”, përfundoi ai.

Ndryshe, për herë të parë pas 42 ditësh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të jenë sërish në kryeqendrën evropiane me ftesë të Bashkimit Evropian.

Dy udhëheqësit pritet të takojnë veç e veç edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell./GAZETAENIGMA/

Related Articles