Vuçiq: Do të ketë më shumë vende që do të tërheqin njohjen e Kosovës

Vuçiq: Do të ketë më shumë vende që do të tërheqin njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar sonte se do të ketë më shumë vende që do të tërheqin njohjen e Kosovës.

“Do të ketë më shumë vende që do të tërheqin njohjen e Kosovës”, nënvizoi ai në një intervistë për RTS.

I pyetur nëse mund të thotë se për cilat shtete bëhej fjalë, apo të paktën për cilat kontinente, ai u përgjigj “nga kontinentet e bukura”.

“Nga Azia, Afrika dhe Amerika e Jugut. Ju nuk mendoni se Kanadaja dhe SHBA-ja do të tërheqin njohjen, apo jo? Nuk ka asgjë për të diskutuar me ta, por për të kërkuar marrëdhënie të mira ekonomike”, nënvizoi Vuçiq.

Related Articles