Vuçiq: Inkursioni i Policisë së Kosovës, provokim i Kurtit për të nxitur konflikt me Serbinë

Vuçiq: Inkursioni i Policisë së Kosovës, provokim i Kurtit për të nxitur konflikt me Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas disa shkrimeve të publikuara në mediat serbe, që i referohen një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, se gjoja një grup pjesëtarësh të armatosur rëndë të Policisë së Kosovës kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë në veri të vendit.

Vuçiq e ka quajtur këtë “provokim të urdhëruar nga Albin Kurti”.

I pyetur se a priste ndonjë reagim nga KFOR-i, të cilin e kishte kërkuar Ministria e Mbrojtjes së Serbisë, ai tha se nuk priste ndonjë reagim, përveç amerikanëve.

“Amerikanët e dinë që Kurti e ka porositur me qëllim. Ai priste që ata persona të likuidoheshin dhe kjo do të ishte arsyeja për ta futur NATO-n në konflikt me Serbinë”, shpjegoi Vuçiq për RTS.

Ai bëri të ditur se herën tjetër Serbia do të reagojë në përputhje me rregullat e plota të shërbimit.

“Ne po kërkojmë nga amerikanët të na informojnë nëse kemi të drejtë kur themi se Kurti personalisht ka urdhëruar provokimin dhe depërtimin e forcave të tij të armatosura në rajonin e fshatit Ćirkoviće”, nënvizoi Vuçiq.

Related Articles