Vuçiq nga Serbia premton qindra mijëra dinarë për serbët e Kosovës

Vuçiq nga Serbia premton qindra mijëra dinarë për serbët e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë sot se pritet që nga 1 maji të fillojë pagesa prej 500 mijë dinarësh ndihmë për çiftet serbe që jetojnë në Kosovë e që do të lindin fëmijën e parë. Ai gjithashtu ka thënë se shteti serb do të japë 600 mijë dinarë për fëmijën e dytë, meqë sipas tij, serbët e Kosovës “duan të kenë më shumë fëmijë”

“Njerëzit e Kosovës e dinë se sa e rëndësishme është të kujdesen për vatrën e tyre dhe duan të kenë më shumë fëmijë, por nëse ne i ndihmojmë që të marrin pajisje dhe rroba për foshnjat dhe gjithçka tjetër më lehtë, kjo është e rëndësishme për ne”, ka thënë Vuçiq, shkruan KosSev.

Vuçiq ka thënë se për ata që do të bëjnë fëmijët e tretë apo të katërt do të ketë edhe më shumë shpërblime, ndërkohë për ata prindër që do t’i bëjnë më shumë se katër fëmijë do të ketë “shpërblime të veçanta”.

Related Articles