Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është përgjigjur deklaratave të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se nuk do të ndodhë njohja e Kosovës nga shteti serb.
Sipas tij, Kosova e sheh Serbinë si të keqe në gjithçka.
“Nëse ata shpresojnë se Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ata menjëherë mund ta dinë se nuk do të ndodhë. Nëse është shumë më lehtë për ta, pasi që ata e shohin Serbinë si të keqe në gjithçka, nuk kam asgjë për të thënë”, ka thënë ai para mediave në qytetin e Novi Sadit.
/Gazeta Enigma/