Serbia do ta vazhdojë miqësinë me Rusinë dhe Kinën, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të takimit me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko.
Kështu të paktën është potencuar në një deklaratë të lëshuar nga Presidenca e Serbisë, në të cilën theksohet: “Serbia do të vazhdojë të ruajë miqësitë dhe partneritetet tradicionale me Rusinë dhe Kinën”.
Sipas tyre, në takim është diskutuar për rritjen e marrëdhënieve serbo-ruse.
”Në takim u bisedua për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe serbo-ruse, duke përfshirë fushën e energjisë, me shpresën se së shpejti do të fillojnë bisedimet për sasitë, çmimet dhe kushtet e tjera të furnizimit me gaz”.
Serbia është ndër shtetet e vetme që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, ndërsa Bashkimi Europian vazhdon të ketë qasje shumë konstruktive karshi Beogradit zyrtar.
Presidenti pro rus vazhdon të kultivojë marrëdhënie të mira më Kinën dhe me Rusinë, shtete të cilat janë krejtësisht kundër agjendës së vendeve perëndimore./Gazeta Enigma/