“Ne jemi të përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, por në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë poshtërimin as të Serbisë dhe as të qytetarëve të saj”.
Kështu ka thënë presidenti serb Aleksandër Vuçiq sot në një bisedë me ambasadorët e vendeve anëtare të Quintit me të cilët diskutoi për zhvillimet në veri të Kosovës pas vendosjes së reciprocitetit për targat e veturave nga Serbia.
Këto komente ai i bëri pas takimit që pati me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian, raporton Tanjug.