Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar sërish për çështjen e ndalimit të dinarit në Kosovë pas vendimit të Bankës Qendrore sipas së cilit euroja do të jetë e vetmja valutë për kryerjen e pagesave.
Ai në TV Happy tha se duhet të thirret seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por se nuk është optimist se seanca do të mbahet.
“Duhet të thërrasim një seancë të Këshillit të Sigurimit, nëse do të na lejojnë apo jo – nuk e besoj. Kërkesa është dorëzuar dhe në ditët në vijim duhet ta marrim përgjigjen. Janë 15 vende në Këshill, nëntë e kanë njohur Kosovën, gjashtë jo… Do të shohim”, shtoi ai.