Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se Beogradi po analizon me kujdes “non-paper” mbi zgjidhjen për Kosovën.
Vuçiq ka deklaruar se nuk mund të flasë për detajet por siç tha ai duke iu referuar këtij dokumenti ”po mundohen të na marrin Mitrovicën përmes statusit special” e që sipas tij “është hapësira e vetme urbane qe e kanë serbët nën kontroll”.
Kreu i shtetit serb mes tjerash deklaroi se kishte frikë se publikimi i “non-paper” ishte një strategji e qëllimshme e disave që janë më afër pikëpamjeve të Prishtinës sesa Beogradi për çështjen e Kosovës.