Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përpara takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ka thënë se i gjithë Perëndimi është kundër tyre.
Vuçiq tha se takimi me Kurtin do të jetë i vështirë, teksa shtoi se “ligji dhe drejtësia janë në anën tonë”.
“Edhe më e rëndësishme se kaq, ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort dhe mund ta ruani atë, përkundër të gjitha presionet. Rroftë Serbia”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Kujtojmë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka udhëtuar dje për në Bruksel për takimin e sotëm, ku temë diskutimi pritet të jetë draft-statuti për Asociacionin dhe çështja e të pagjeturve.