Vuçiq: Presionet janë diçka me të cilën jemi mësuar

Vuçiq: Presionet janë diçka me të cilën jemi mësuar

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Holandës dhe të Luksemburgut, presidenti i Serbisës, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se “Marrëveshja e Brukselit, e cila është nënshkruar më shumë se 10 vjet më parë, është ende në fuqi”.

Presidenti serb, ka pretenduar se “pjesa më e rëndësishme e Marrëveshjes së Brukselit” – formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe – nuk është zbatuar për më shumë se 10 vjet, duke shtuar se aktualisht nuk ka shpresë se kjo do të ndodhë. Ai tha se Serbia do të bëjë të pamundurën për të ruajtur paqen, por se në anën tjetër ekziston një shkallë e madhe e papërgjegjshmërisë.

“Ende nuk është zbatuar në pjesën më të rëndësishme, formimi i Asociacionit, i cili është parakusht që gjithçka tjetër të përmbushet nga Serbia, dhe në këtë fazë nuk ka as shpresë se do të shohim formimin e Asociacionit. Në të njëjtën kohë, është lehtë të përmendet se po ushtrohet presion, se do të futen sanksione, jemi mësuar ne me këtë, kemi pasur sanksione në vitet e nëntëdhjeta, Serbia është sulmuar brutalisht nga NATO, gjë që nuk është bërë në përputhje me Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ju e interpretoni ndryshe”, ka thënë Vuçiq, duke iu përgjigjur një pyetjeje të një gazetari nga Holanda.

Ai shton se “presionet janë diçka me të cilën jemi mësuar dhe shton se beson se duhet folur për çdo gjë”.

Related Articles