Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka vlerësuar situatën në rajon si shumë serioze dhe po kushtëzohet dhe garat zgjedhore në vendet e rajonit vetëm se do shtojnë sulmet ndaj Serbisë, duke paralajmëruar se pas kthimit nga Forumi i Davosit do bisedoj me “katërshen e madhe” (ku fut ai Eksobar, Lajçak dhe këshilltarët e Sholc e Makron), ndërkohë që kritikoi njoftimin se u përgatit statusi i asociacionit nga Fridrih Ebert, shkruan “RTS”
Për Serbinë sipas tij është kyç raporti i mirë i Serbisë me Amerikën, do apo nuk do dikush”Nuk janë amerikanët në anën e Serbisë, por shikojnë të sillen racionalist edhe seriozisht dhe mos të humbet forca edhe energjia diku tjetër, pasi janë përqendruar kundër Rusisë. Kjo është e mençur edhe sjellje me përgjegjësi, ndërsa nëse ne mund t përfitojmë faktikisht, mbase por është vështirë, por megjithatë raportet me Amerikën për ne janë shumë me rëndësi”, tha Vuçiq.
Vuiq ka thënë se pas kthimit nga Forumi i Davosit do ketë takime me “katërshen e madhe” të ndërmjetësuesve. “Nëse mendoni në përfaqësuesit nga perëndimi, ata nuk mërziten, njëri pat thënë se jam në lajthitje, por kur nuk keni fakte reale vështirë se kuptojnë” tha Vuçiq duke përsëritur se Serbia do të mbroj interesat e saj sepse “nuk do kthimin e fëmijëve të nënave në sënduk” .
Lidhur me apelin e grupit paraushtarak “Wagner” për rekrutim, ai e quajti gënjeshtër “Nëse shikoni mosdijen e fëmijëve tanë rreth kësaj mund të kapni kokën, kto do i bëjmë publike”, tha Vuçiq.
Ai theksoi se n shekujt e shkuar Serbia ka humbur shumë në luftëra “Ejani të ruajmë njerëzit tanë, frymën liridashëse dhe gëzohemi se jemi kështu, kur flitet për integritetin territorial harrojnë se e shkelën tek ne. Ata nuk përjetojnë integritetin e Serbisë si temë të rëndë”, përfundoi Vuçiq.
Lidhur me rrugën evropiane ai tha “Nuk frikësohet mos hapja e kapitujve sikur i ka ndodhur Turqis, nuk lejojnë askënd në BE para neve, por më shqetësojnë investimet, e kam pa si u braktis Rusia nga kompanitë dhe kishin më shumë interes se tek ne”.
Vuçiq sulmoi edhe Fondacionin “Fridrih Ebert” lidhur me statusin e asociacionit të komunave, duke i pyetur kush jeni ju ta bëni atë?
Ai theksoi se ishte i habitur kur ata publikuan lajmin se kanë përgatitur statusin e asociacionit, duke pyetur si një OJQ mund të flet për kompetencat e asociacionit dhe të përzihet çka do bëjnë serbët në komunat e veta.
Vuçiq tha se letra franko-gjermane nuk kërkon pranimin e pavarësisë së Kosovës, por lejimin nga Serbia që Kosova të hyj në OKB dhe paralel të flitet për asociacionin.
Atë sipas tij duhet ta bëj ekipi drejtues i asociacionit , çfarë lidhje ka Fridrih Ebert? Kush janë ata, duke thënë se do kritikohet për këtë që tha”.
“E di se do më sulmojnë për këtë që fola, çka do më propozoni ju tash, kjo është çështje e serbëve dhe shqiptarëve, çka keni të flisni dhe përziheni ju çka do bëjnë serbët në komunat e veta”, tha Vuçiq.