Vuçiq: Që Serbia ta njoh Kosovën dhe të heq dorë nga Presheva e Bujanoci, kjo s’do të ndodhë

Vuçiq: Që Serbia ta njoh Kosovën dhe të heq dorë nga Presheva e Bujanoci, kjo s’do të ndodhë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia duhet të ketë një zgjidhje të drejtë për shumë çështje dhe asgjë më shumë.

Duke folur për çështjen aktuale me rivendosjen e kufijve në Ballkan, sipas “letrës së famshme” nga Sllovenia dhe për deklaratën që Milorad Dodik e Aleksandar Vulin, Vuçiq tha se Dodik është inteligjent dhe dëgjon ose zbaton atë që thotë.

“Ata kanë politikën e tyre, unë e respektoj dhe ne nuk duhet të mendojmë njësoj për të gjitha çështjet, por unë nuk do të them asgjë kundër tij. Unë nuk jam memec, askush nuk ka pse të flas në emrin tim pasi unë them gjithçka në fytyrë”, tha ai.

Vuçiq me tej ka shtuar se ka parë diçka që është publikuar në media sa i përket rivendosjes së kufijve, por që nuk ka asgjë konkrete.

“Unë pash diçka në lidhje me Kosovën. Diçka që Serbia do ta njohë Kosovën dhe se do të heq dorë nga Presheva e Bujanoci, por asgjë nga këto nuk është e vërtetë dhe nuk do të ndodhin”, tha ai.

“Mos i shqetësoni serbët”, vijoi me tej Vucic, duke shtuar se “nuk do të ketë luftë”. Por ka një ushtri që duhet të mbrojë vendin nga kushdo që mund të na sulmojë. Të gjithë në rajon po armatosen. Deri dy vite më parë, Kroacia kishte një ushtri, siç mund ta dini. Nuk kishte rëndësi atëherë? Ne thjeshtë po e bëjmë për të mbrojtur vendin tonë, në mënyrë parandaluese. “Serbia e Madhe” është e shkëlqyeshme, e përparuar dhe e fortë ekonomikisht”, tha ai ne fund duke folur për ushtrinë serbe.

Related Articles