Vuçiq: Regjimi i Prishtinës kërcënon paqen dhe mbijetesën e serbëve

Vuçiq: Regjimi i Prishtinës kërcënon paqen dhe mbijetesën e serbëve

Regjimi i Prishtinës po rrezikon stabilitetin, paqen dhe mbijetesën e popullit serb në Kosovë me kërcënimet për vazhdimin e aksionit për ri-regjistrimin e automjeteve, tha sot Aleksandar Vuçiq pas seancës së Këshillit Kombëtar për Siguri dhe serbëve të Kosovës, shkruan Tanjug.

“Sot në mëngjes dëgjuam kërkesat e përfaqësuesve legjitimë të popullit serb nga Kosova, të cilët na informuan për nevojat e tyre, me gjithçka që ata po përballen në Kosovë, veçanërisht në prag të skadimit të ultimatumit të dhënë serbëve të Kosovës nga regjimi i Prishtinës, veçanërisht atyre në veri të, siç e quajti ai krahinës, që ka të bëjë me konfiskimin e targave dhe veturave, nëse bëhet fjalë për targa të lëshuara nga autoritetet shtetërore në Serbi që tregojnë vendet në Kosovë“, shpjegoi Vuçiq.

Related Articles