Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se arrestimet e serbëve në Kosovë do të vazhdojnë, sepse, siç tha ai, synimi i Albin Kurtit është të arrestojë të gjithë ata që janë në gjendje të mbrojnë veriun, siç e cituan mediat serbe.
“Qëllimi i Kurtit është të arrestojë të gjithë ata që janë fizikisht dhe intelektualisht të aftë për të mbrojtur veriun, për të mos dëbuar njerëzit apo pushtuar atë pjesë të Kosovës”, tha Vuçiq, duke folur për gazetarët.
Ai ka theksuar se Serbia po përballet me një periudhë të vështirë.
“Sigurisht që na pret një periudhë e vështirë, por nuk do të jetë e lehtë për Kurtin siç e ka imagjinuar”, ka thënë Vuçiq.