Vuçiqi e pret në takim Lajçakun

Vuçiqi e pret në takim Lajçakun

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është pritur në takim në Beograd nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kjo është vizita e parë e Lajçakut në Serbi këtë vit dhe hera e fundit që ai ishte nëBeograd  ishte në nëntor të vitit të kaluar.

Lajçak pritet që nesër ta vizitojë Kosovën.

Vizita e tij vjen pak ditë para se të hyjë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës sipas së euroja do të jetë valuta e vetme për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë.

Për këtë temë, janë deklaruar gjatë ditës edhe nga Bashkimi Evropian.

BE-ja i ka bërë thirrje Kosovës që në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë, të gjindet edhe zgjidhja për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Related Articles