Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Vuçiq tha se në takim u fol mbi situatën në rajon dhe se takimi ishte i hapur dhe i drejtpërdrejtë.
Tutje presidenti serb tha se i tregoi Sarrazinit për “mospërmbushjen e marrëveshjeve nga dialogu Kosovë-Serbi, në rend të parë të atyre që kanë të bëjnë me sigurinë e serbëve në Kosovë dhe formimin e Asociacionit”.
Dyshja po ashtu folën për “vazhdimin e rrugës evropiane të Serbisë, angazhimin e qeverisë Gjermane në proceset rajonale dhe marrëdhëniet tona bilaterale”.
“Përsërita se si Gjermania ashtu edhe bashkësia ndërkombëtare në Serbi kanë një partner të besueshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, forcimin e bashkëpunimit dhe prosperitetit rajonal, por se mbrojtja e interesave kombëtare të shtetit dhe popullit serb do të jetë gjithmonë prioriteti ynë”, shkroi Vuçiq. /Gazeta Enigma