Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, së fundmi veprimin e të Dërguarit të Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, duke e mbështetur anëtarqsimin e Kosovës në KE, e ka vlerësuar si “Hipokrizi dhe ofendim”, shkruan Vijesti, përcjellë GazetaEnigma.
“Qëndrimi në Prishtinë që shteti i ashtuquajtur i Kosovës duhet të jetë anëtar i Këshillit të Evropës dhe në Beograd të flasësh rreth perspektivës evropiane të Serbisë është hipokrizi dhe ofendim gjithashtu”, tha Vulin.
Ministri serb ndër të tjera theksoi se BE nuk mund të kërkojë nga Serbia ta respektojë politikën e saj përderisa ara mbështesin Prishtinën për anëtarësim në KE.
“Nuk ka vend në Këshill të Evropës për shtetin e Serbisë dhe territorin e Kosovës dhe Metohisë nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara. Bashkimi Evropian nuk mund të ulet në dy karrige dhe të kërkojë nga Serbia që ta respektojë politikën e saj dhe në të njëjtën kohë ata ta mbështesin Prishtinën që të anëtarësohet në Këshillin e Evropës”, u shpreh Vulin.
Sarrazin derisa ka qëndruar në Prishtinë ka thënë se Kosova e ka vendin në Këshillin e Evropës. / GazetaEnigma