Blerim Vela, shefi i stafit në kabinetin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sanksionimit të shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Vela e ka quajtur Vulinin piun rus, duke thënë se ka rol destabilizues në rajon.
“Aleksandar Vulin, kreu i Shërbimit Informativ të Serbisë është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara. Një piun rus i ekspozuar për rolin e tij destabilizues në rajon”, shkroi Vela.