Ministria e Brendshme e Serbisë që udhëhiqet nga Aleksander Vulin ka ngritur kallëzim penal ndaj Boban Bogdanoviq i cili ka dëshmuar për vrasjen e Oliver Ivanoviq.
Vulin e ka quajtur spiun dhe gënjeshtar Boban Bogdanoviqin për dëshminë e tij për vrasësin e mundshëm të Oliver Ivanoviqit dhe të implikuarit e tjerë, Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoijicic, nënkryetar i Listës Serbe dhe i afërt me presidentin Vuçiq.
“Gjithçka është gënjeshtër. Gënjeshtra është faktuar dhe ekspozuar, më e rëndësishmja është se njerëzit në këtë vend janë gati të bëjnë gjithçka për ta sulmuar presidentin Vuçiq por edhe ta prishin procesin elektoral. Mbrëmë Boban Bogdanoviq (miu) prezantoi informacionin për vrasjen e Ivanoviqit përmes portalit KRIK ku provoi që ta përfshijë presidentin Vuçiq. Për këtë arsye Ministria e Brendshme ka bërë kallëzim penal ndaj tij” , ka thënë Vulin, shkruan Kossev.
Vulin tutje ka përmendur raportimet në mediat e Kosovës për rastin e dëshmisë së Bogdanoviq, duke i quajtur me termin pezhorativ “siptar”.
“Gjithçka që ka raportuar portali KRIK menjëherë është publikuar në mediat e shqiptarëve dhe në mediat rajonale si provë se Serbia është shtet i kriminelëve”, ka thënë Vulin.