Vushtrri: Arrestohen tre të dyshuar për posedim dhe shpërndarje të drogës

Vushtrri: Arrestohen tre të dyshuar për posedim dhe shpërndarje të drogës

Policia ka arrestuar sot në Vushtrri tre persona të dyshuar për veprën penale blerje, posedim, shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.



Shtetasit M.A. (31), A.M. (18) dhe A.M. (25) janë arrestuar në rrugën “Bajram Muli” në Vushtrri, pasi janë përpjekur t’i shmangen policisë duke hedhur sasinë e substancës narkotike në një lokacion tjetër.

Në cilësi të provës materiale nga tre të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar sasi e substancës narkotike në peshë prej 84.1 gramë, të ndarë në 163 qese të vogla.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Lidhur me rastin hetimet e mëtejme po i zhvillon njësia përkatëse e antidrogave.

Related Articles