Një rast i rëndë dhe i ndjeshëm është regjistruar në Vushtrri, ku një foshnjë pesëmuajshe është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Urgjencës.
Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të datës 28 mars 2026, në rrugën “31 Maji”, ku sipas informatave, foshnja është sjellë nga nëna e saj në gjendje kritike.
Mjeku kujdestar ka konstatuar se foshnja kishte arritur pa shenja jete, ndërsa sipas vlerësimeve të para nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e viktimës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, të cilat fillimisht kanë kryer veprimet hetimore në repartin e Urgjencës, e më pas edhe në shtëpinë e viktimës, ku është bërë shikimi i vendit të ngjarjes.
Lidhur me rastin është intervistuar një dëshmitare, ndërsa për momentin nuk dihen shkaqet e vdekjes së foshnjës.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetimet janë në vazhdim.
