Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Vushtrri, pasi I njëjti kishte therur me thikë një mashkull pas një zënke që kishin, shkruan Gazeta Enigma.
Viktima është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Rr. Tirana, Vushtrri 29.04.2022 – 17:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është therur me thikë nga një i dyshuar mashkull kosovar pasi kishin një zënkë mes vete. Viktima gjendet në spital për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është arrestuar dhe pasi intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raportin e Policisë.