Në një pikë kontrolli në rrugën Ismail Qemali në Vushtrri është sekuetruar një armë zjarri, shkruan Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës ka dhënë detaje për Gazetën Enigma lidhur me rastin.
“Sonte rreth orës 21:00 njësitet policofre në Vushtrri kanë sekuastruar një armë zjarri. Sekuestrimi i armës është realizuar në rrugën Ismail Qemali në Vushtrri, në kohën kur njësia policore po realizonte një pikë kontrolli me çrast gjatë kontrollit të detajuar brenda veturës tek i dyshuari- pasagjer është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me gjashtë (6) fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë”, thuhet në përgjigjen e PK-së.
Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, ndërsa pas intertvistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është inicuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve./Gazeta Enigma/