Vushtrria është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Të mërkurën, ekipi që garon në Ligën e Parë mposhti minimalisht Beharin që është në kategorinë e tretë të futbollit kosovar.
Shpresim Zogu shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 29-të.
Vushtrrisë në gjysmëfinale i është bashkuar edhe Prishtina e Gjilani. Llapi – Malisheva është duke u luajtur aktualisht.