Ushtruesja e Detyrës së Shefes së Grupit Parlamentarë të Vetëvendosjës, Mimoza Kusari Lila në seancën e Kuvendit ka paralajmëruar ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, raporton Gazeta “Enigma”.
Ajo u shpreh se tani pas përmbylljes së procesit zgjedhorë të Zgjedhjeve Lokale është koha që të punohet në procesin e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet.
Ajo tha se tani është koha që qytetarëve të u krijohet përfshirja në këtë proces të jetë sa më e lehtë.
“Për diasporën dhe të gjithë qytetarët që presin reformën zgjedhore, ju konfirmonë se do të angazhohemi maksimalisht si pozitë që të fillojmë këtë proces të rëndësishëm për pjesëmarrje të sigurtë dhe kredibile për të gjithë ata që duan të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë”, u shpreh ajo. /Gazeta Enigma.