Këtë të martë janë bërë një vit që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Enigma.
Po në këtë ditë përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka shpalosur disa informata në lidhje me vaksinat ani-COVID dhe vaksinimin e popullatës në Kosovë.
Vetëvendosja madje shkruan se në kohën kur erdhën në pushtet nuk kishte marrëveshje dhe as kontrata për sigurimin e tyre.
“Falë punës dhe përkushtimit të lartë të qeverisjes tonë, ish-ministrit, Arben Vitia, në kohë rekorde negociuam suksesshëm një kontratë të favorshme për sigurimin e vaksinave”, kanë shkruar ata.
Lëvizja Vetëvendosje përmes këtij postimi ka kujtuar që Kosova ishte shteti i fundit në rajon për shkallën e vaksinimit.
“Kështu, nga të qenit shteti i fundit në rajon për shkallën e vaksinimit kaluam në situatën ku tash jemi shteti i parë në rajon me 1,820,000 doza të administruara, duke u krahasuar me disa shtete të Evropës”.
“Një falënderim u takon të gjithë mjekëve tanë, punëtorëve të shëndetësisë, dhe shteteve mike që e ndihmuan Kosovën me stoqe të vaksinave si donacion”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Enigma/