“Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor s’është diçka e sigurtë”, mesazhi i fuqishëm që kryeministri norvegjez i dha Kurtit

“Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor s’është diçka e sigurtë”, mesazhi i fuqishëm që kryeministri norvegjez i dha Kurtit

Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Støre, ia ka shprehur homologut kosovar, Albin Kurti, shqetësimin se një krizë në Ballkanin Perëndimor mund të shpërthej sërish.

“Ne nuk mund ta marrim stabilitetin në Ballkanin Perëndimor si diçka të sigurt. Çështjet e pazgjidhura nga vitet 1990-ta, mund ta ndezin rajonin sërish”, ka thënë Gahr Støre.

Shqetësimi u shfaq në takimin e zhvilluar midis këtyre të dyve në Oslo, ku nikoqiri i kërkoi mysafirit  vazhdimin e dialogut me Serbinë, për të siguruar njohjen.

Kjo, derisa ia shprehu pakënaqësinë pse ky i fundit nuk ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

“Marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen, dhe të dyja palët duhet të përmbahen nga veprimet që e minojnë besimin e ndërsjellë. Kështu, unë e shfrytëzoj rastin që gjatë takimit tonë ta shpreh zhgënjimin tim pse Kosova nuk ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë më 3 prill, sipas mënyrës së përdorur në zgjedhjet e mëhershme”, citohet norvegjezi nga zyra e tij.

Aty bëhet me dije se u fol edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe social mes dy vendeve. / Gazeta Enigma.

Related Articles