Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është ndarë votimit për shpalljen e rezultateve për shkak se anëtarët e Vetëvendosjes deklaruan se nuk do të votojnë për Listën Srpska.
Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, para se të hidhej në votim shpallja e rezultateve tha se voton kundër.
“Unë deklarohem që votoj kundër Listës Serbe dhe kandidatëve veç e veç. Besoj që e bën edhe kolegu im”, tha Kurteshi.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, pas deklarimeve të tyre tha se duhet të ndahet nga ky votim Lista Srpska dhe KDTP, për të cilën u ankuan se nuk e ka respektuar kuotën gjinore.
Anëtarët votuan për shpalljen e rezultateve për të gjithë subjektet tjera përveç Listës Srpska dhe KDTP-së.
Ndërkaq, Radoniqi hodhi në votim edhe Listën Srpska dhe këtu pati një ankesë.
“Tri vota për, dy kundër, tjerat abstenime. M’falni, po s’ka kuptim kjo punë”.
Ndërkaq, për shpalljen e rezultatit për KDTP-në votuan pro nëntë anëtarë.
