VV tërhiqet nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit

VV tërhiqet nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit

Shefja e Grupit Paralementar të Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se deputetët e kësaj partie do të tërhiqen nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit.

Kusari-Lila ka thënë se do të kërkojnë rishikimin e vendimit për kompenzimin e deputetëve nga Kryesia e Kuvendit.

“Aktualisht në legjislaturën e VIII të Kuvendit, janë 67 deputetë të cilët kanë të regjistruar vendbanimin jashtë Prishtinës dhe prej tyre 36 janë nga Lëvizja Vetëvendosje”.

“Me anë të këtij njoftimi duam të informojmë opinion publik, se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe njëkohësisht thërrasin edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njejtin standard. Gjithashtu, do të kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit, rishikimin e vendimit për kompenzimin e deputetëve”, ka shkruar Kusari-Lila.

Edhe, deputeti i kësaj partie, Besim Muzaqi ka bërë të ditur se është tërhequr nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit.

Muzaqi gjithashtu ka thënë se është ndjerë keq kur ka parë shpenzimet e deputetëve tjerë.

“Si deputet i legjislaturës së tetë natyrisht që e kam pa që së bashku me pagën vjen edhe një pagesë në emër të shpenzimeve të udhëtimit.
Meqenëse ishin shuma jo shumë të mëdha (prill 10€, maj 70€, qershor 70€, korrik 110€, gusht 120€, Shtator 40€ tetor 20€, nëntor 20€, dhjetor 60€ dhe janar 90€) nuk jam interesuar se në bazë të çfarë rregulloreje na ndahen. Qenka një vendim i Kuvendit i vitit 2011, mbi bazën e të cilit qenka realizuar kjo pagesë”.

Ndryshe, një vendim i tillë vjen një ditë pas publikimit të listës me emrat e deputetëve, që kanë shpenzuar qindra euro të shtetit për karburante, që ngjalli reagime të shumta. /Gazeta Enigma/.

Related Articles