VW Golf VIII u prezantua në vitin 2019, duke marrë një vlerësim me pesë yje sigurie nga Euro NCAP në atë ditë.
Por ndërsa ky vlerësim ishte i vlefshëm deri në tre vjet, VW vendosi të përditësojë sigurinë e hatchback-ut të saj popullor me shtimin e një airbag qendror.
Me këtë, kjo makinë shkëlqeju edhe në një raund të ri testesh Euro NCAP sipas protokolleve më të rrepta të 2022, shkruajnë mediat e huaja.
E gjithë gama e Golfit tani vjen standard me një airbag qendror të vendosur midis shoferit dhe pasagjerit të përparmë, duke i mbrojtur ata në rast të një përplasjeje anësore.
Ky lloj airbag ka filluar të bëhet më i zakonshëm në automjetet moderne.
Pavarësisht se ishte testuar tashmë tre vjet më parë, Golf kaloi në 14 teste të reja nga gjithsej 21 teste të përfshira në procedurën e Euro NCAP.