Wesley Sneijder poshtëron keq kapitenin e Serbisë

Wesley Sneijder poshtëron keq kapitenin e Serbisë

Disa lojtarë janë ende në nivele të larta në moshën 38-vjeçare, legjenda Wesley Sneijder është pensionuar prej disa kohësh nga futbolli dhe është kthyer në opinionist në televizion.

Sneijder shkakton shumë herë polemika me deklaratat e tij.

Kështu ndodhi edhe të premten në mbrëmje kur ishte i ftuar në një emision në Holandë. Mesfushori i kushtoi vëmendje të veçantë ngjarjeve në Ajax, që është shumë larg majës në Eredivisie dhe fitimi i titullit është thjesht një ëndërr.

I pyetur se çfarë do të bënte nëse do të ndryshonte diçka te Ajax, Sneijder tha pa menduar se fillimisht do të largonte Dushan Tadiqin, i cili është kapiten i ekipit, por edhe i kombëtares serbe.

“Së pari duhet të largoni Tadiqin.

Kjo është gjëja e parë”, tha drejtpërdrejt ish-lojtari i Real Madridit dhe Interit që kishte edhe një gotë birrë pranë vetes.

Sneijder poshtëron kapitenin e Serbisë, duke thënë se nuk e meriton të jetë pjesë e klubit të madh holandez.

Related Articles