Xavi akuzoi Interin se e ka ‘blerë’ gjyqtarin gjatë ndeshjes

Xavi akuzoi Interin se e ka ‘blerë’ gjyqtarin gjatë ndeshjes

Trajneri i Barcelonës, Xavi u zemërua me gjyqtarin Slavko Vinçiç në humbjen e djeshme me rezultat 1-0 ndaj Interit dhe ai u duk se sugjeroi gjatë ndeshjes se gjyqtari ishte paguar.

Skuadra katalunase mbeti me një shije tejet të hidhur pas disfatës në Giuseppe Meazza mbrëmë, duke besuar se goli i Pedrit nuk duhej të ishte anuluar dhe se duhej dhënë një penallti pas një prekje të topit me dorë nga Denzel Dumfries në minutat e fundit të ndeshjes.

Siç theksohet nga Eurosport IT, zemërimi i Xavit nuk u kufizua vetëm me fjalë,

Sipas tyre, në një moment gjatë ndeshjes ai u shfaq duke bërë një gjest sikurse ‘pagesë’ ndaj gjyqtarit,  duke sugjeruar se Interi kishte ndikuar në vendimet.

Related Articles