As sot nuk pritet tu dalin pagat mësimdhënësve, Murati: Do ta zbatojmë ligjin

As sot nuk pritet tu dalin pagat mësimdhënësve, Murati: Do ta zbatojmë ligjin

Ministri i Financave Punës dhe Transfereve është deklaruar sot lidhur me pagat e shtatorit për grevistët.

Murati ka thënë për KosovaPress se sa i përket pagve për grevistët do të zbatojnë ligjin përkatës.

“Do ta zbatojmë ligjin sa i përket pagave për grevistët”, ka thënë shkurt Murati.

Kujtojmë se kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj  ka thënë se nëse nuk ekzekutohen pagat deri sot, mund të kthehen sërish në grevë.

Ai gjithashtu ka theksuar se nuk ka më kushtëzime.

“Nuk ka më kushtëzime, ministrja Arbërie Nagavci dhe Qeveria e Kosovës duhet të procedojnë pagat për grevistët në arsim”, ka thënë Jasharaj.

Related Articles