Xavi: Ishin 10 muaj me sakrifica, vulosëm kampionatin me një ndeshje fantastike

Xavi: Ishin 10 muaj me sakrifica, vulosëm kampionatin me një ndeshje fantastike

Barcelona dje u shpall zyrtarisht kampion i La Liga’s.

Lojtarët e Xavit mposhtën rivalin Espanyol me rezultat 2-4 për t’u shpallur matematikisht fitues i edicionit 2022/23 i La Liga’s.

Pas ndeshjes Xavi ka komentuar fitoren ndaj Espanyolit dhe arritjen e Barçës.

“Ndjenjë e mrekullueshme. Një punë e bërë mirë, e gjithë kjo filloi korrikun e kaluar, ishin 10 muaj punë dhe sakrifica. Tifozët, klubi, e meritojnë. Na jep stabilitet dhe besim se gjërat po shkojnë mirë. E vulosëm kampionatin me një ndeshje fantastike. Ne ishim të shkëlqyer. Ekipi përfundimisht u qetësua dhe kundërshtarët u treguan krenarë. Ne fituam La Ligën në një derbi, që nuk është një gjë e zakonshme. Ishte një skenar i veçantë dhe ne e diskutuam para ndeshjes”-tha Xavi.

Related Articles