Xavi nuk e mbante mend emrin e yllit të Manchester United – e quajti “ai portugezi”

Xavi nuk e mbante mend emrin e yllit të Manchester United – e quajti “ai portugezi”

Të enjten, Manchester United dhe Barcelona do të përballen në ndeshjen e dytë të play-offit në Ligën e Evropës në “Old Trafford”.

Ndeshja e parë përfundoi 2-2 në një ndeshje të bukur me raste nga të dyja palët.

Një ditë para ndeshjes së kthimit në Mançester, Times publikoi një intervistë me trajnerin e Barcelonës, Xavi, dhe një detaj prej saj filloi të përhapet në rrjetet sociale.

Gjegjësisht, në intervistë, Xavit nuk i kujtohej emri i yllit të Manchester United, Bruno Fernandes dhe e quajti atë “ai portugez”.

“Ten Hag nxjerr të gjithë talentin nga lojtarët e tij. Shikoni Jadon Sancho, Marcus Rashford, atë portugezin… E shihni gjithashtu se si luan Fred”, ka thënë trajneri i Barcelonës.

Rrjetet sociale janë vërshuar me postime nga tifozët e Manchester United për Xavin.

Shumë besojnë se Fernandes që njihe si temperament sapo mori një motivim shtesë dhe do të përpiqet ta bëjë legjendarin e Barcelonës të kujtojë emrin e tij. 

Related Articles