Xavi tregon se Bernardo Silva ishte afër që t’i bashkohej Barcelonës në verën e kaluar

Xavi tregon se Bernardo Silva ishte afër që t’i bashkohej Barcelonës në verën e kaluar

Bernardo Silva është duke e kaluar njërin prej sezoneve të tij më të mira në karrierë së bashku me Manchester Cityn, duke u shpallur kampion i Premierligës dhe duke u kualifikuar në finale të FA CUP dhe Ligën e Kampionëve.

Portugezi do të ketë mundësi që këtë vit ta kompletoj tripleten me Manchester Cityn, por një gjë e tillë mund të mos ndodhte nëse në afatin kalimtar të vitit 2022 do t’i bashkohej Barcelonës, shkruan Gazeta Enigma.

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka folur për mundësinë e transferimit të Bernardo Silvës te blaguranët.

Trajneri spanjoll ka treguar se Silva ishte i tunduar nga Barcelona në verën e vitit të kaluar dhe se është normale që lojtarët janë të hapur t’i bashkohen atyre.

“Po Bernardo ishte i tunduar për t’u na bashkuar neve në verën e kaluar. Është normale, lojtarët janë gjithmonë të hapur t’I bashkohen Barcelonës. Bernardo do të ishte një transfer fantastic, por ai është lojtar i Manchester Cityt dhe është shumë e e vështirë”, ka thënë Xavi për Mundo Deportivo. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles