Xavi: Raphina nuk është në shitje, është një lojtar shumë i rëndësishëm për neve

Xavi: Raphina nuk është në shitje, është një lojtar shumë i rëndësishëm për neve

Barcelona pritet të ketë disa ndryshime për sezonin e ri për të qenë sa më konkurruese në Ligën e Kampionëve, pasi këtë vit paraqitja në garat europiane ka qenë zhgënjyese, shkruan Gazeta Enigma.

Njëri prej emrave më të lakuar për t’u larguar nga “Camp Nou”, është sulmuesi brazilian Raphina.

Raphina ka bërë një sezon të mirë nën drejtimin e trajnerit Xavi, mirëpo ka shumë skuadra të interesuara për të.

Vet braziliani ka shfaqur dëshirën për të qëndruar në Spanjë.

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka bërë të ditur se për Mundo Deportivo se 26-vjeçari nuk është në shitje.

“Raphina nuk është në shitje. Ai do të qëndrojë në Barcelona dhe do të na ndihmojë shumë neve. Ai është lojtar shumë i rëndësishëm për neve dhe e bën diferencën”, ka thënë Xavi për Mundo Deportivo.

Related Articles