Granit Xhaka e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri të Bundesligas, me një gol spektakolar nga distanca.
Ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Bundesligas si zakonisht e fillon kampioni, ku Bayer Leverkusen po përballet me Borussia Moenchengladbach si mysafir.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 12-të, ku Granit Xhaka nga një top i kthyer me një goditje të fuqishme pothuajse nga 30 metra arriti të shënojë për 1-0.
THAT XHAKA GOALpic.twitter.com/jNwasEOu7X— VBET News (@VBETnews) August 23, 2024
Një gol spekakolar i mesfushorit shqiptar kundër ish skuadrës së tij, ku për respekt të tyre nuk e festoi.
Xhaka sezonin e shkuar ishte njëri prej lojtarëve më të mirë në Bundesliga dhe duket se edhe këtë sezon për synim e ka paraqitjen e njëjtë.