Futbollistët e Arsenalit janë përballur me një sfidë interesante atë të zhonglimit me topin.
Gara ishte se cili futbollist përmend më shumë shtete gjatë zhonglimit me topin, në një video e cila është shpërndarë në rrjetet sociale.
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka përmendi Kosovën dhe Shqipërinë si dy shtetet e para që ai zgjodhi.
Të njëjtën e bëri edhe bashkëlojtari i tij, ukrainasi Zinchenko. Ky i fundit së pari përmendi shtetin nga ai vjen, Ukrainën, më pas renditi Kosovën dhe Shqipërinë.