Granit Xhaka ka folur për sfidat e ekipit përfaqësues dhe humbjen e sotme nga Spanja, pas ekzekutimit të penaltive.
Në prononcimin e tij ai ëshët shprehur tejet i emocionuar derisa ka pranuar se është i zhgënjyer nga ‘lamtumira’ e pamerituar nga Euro 2020 dhe thyerja shpirtërore që i ka shkaktuar atij dhe tërë skuadrës humbja e sotme.
“Ky udhëtim i mahnitshëm vjen drejt fundit, dhe më besoni – vërtetë dhëmb”, ka thënë ai në profilin e tij, duke shfaqur më pas krenarinë për tërë ato performanca dhe prezantime fantastike të demonstruara nga skuadra helvetike.
“Ne jemi skuadër e bashkuar, si vëllezër, pasi të gjithë ne kur fitojmë – fitojmë së bashku, ashtu edhe kur humbasim – humbjen e ndjejmë bashkë. Është nderë të luash me këta djem dhe do të kthehemi më të fortë”, ka përfunduar ai ne postimin emocional.
Kujtojmë që Xhaka ka qenë lider i vërtetë i skudrës, të cilën e ka motivuar vazhdimisht, madje edhe kur nuk ishte në njëmbëdhjetëshen përbërëse, sic ndodhi sot në takim kundër Spanjës, pas sanksionimeve me dy kartona të verdhë paraprakisht.
Ndeshja Zvicër – Spanjë ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1 pas 90 minutave. Ashtu edhe është mbyllur sfida pas vazhdimeve, për t’u përcaktuar fituesin vetëm pas ekzekutimit të penaltive.
Pas golit të barazimit në pjesën e dytë që Shaqiri shënoi, Zvicra e vuri në s’provë skajshmërisht Spanjën. E kjo e fundit në momentet vendimtare u dëshmua më e koncentruar dhe arriti të mposhtë ekipin e strategut, Petkovic, vetëm pas ekzekutimit të penaltive.
VIDEO – Goli i barazimit, i shenuar nga Xherdan Shaqiri