Serbia do ta pres sonte Zvicrën në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.
Paraqitja e Xhakës në stadium do të jetë një “shibël në sy” për tifozët serbë, të cilët ende e mbajnë mend mirë golin bombastik të Xhakës, kur “shpoi” rrjetën e Serbisë në Botërorin e vitit 2018, madje duke bërë me duar shqiponjën krenare teksa festonte bashkë me yllin tjetër me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqirin.
Tashmë të dyja kombëtaret i kanë bërë të ditura formacionet zyrtare, ku nga fillimi për Zvicrën nis me shiritin e kapitenit në krah, Granit Xhaka.
Ndërsa, në bankën rezervë te Zvicra është edhe një tjetër shqiptar me shtetësi zvicerane, Andi Zeqiri.
Më poshtë gjeni formacionet zyrtare të të dyja kombëtareve:
Serbia: Rajkoviq, Pavloviq, Milenkoviq, Erakoviq, Birmançeviq, Grujiq, Maksimoviq, Nedelkjoviq, Samardzhiq, Lukiq dhe Mitroviq.
Zvicra: Kobel, Rodriguez, Akanji, Widmer, Elvedi, Freuler, Xhaka, Aebischer, Ndoye, Embolo, Amdouni.