Xhaka tjetër nivel, Arsenalit triumfon ndaj Manchester United

Xhaka tjetër nivel, Arsenalit triumfon ndaj Manchester United

Arsenali ka vazhduar me fitore në Premier Ligë, duke vazhduar kështu edhe garën për pozitën e katërt në tabelë.

Pas fitores në derbin ndaj Chelesas, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta e ka fituar edhe derbin ndaj Manchester Unitedit.

Ndeshja e javës së 34-të e zhvilluar sot në “Emirates Stadium” ka përfunduar me rezultatin 3:1.

Nuno Tavares (3’), Bukayo Saka (20’ nga penalltia) dhe Granit Xhaka (70’) shënuan golat e fitores për “Topçinjtë”.

Kurse, golin e vetëm për “Djajtë e Kuq” e shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 34-t. Mysafirët kishin rast të mirë në minutën e 57-të për të shënuar, por Bruno Fernandes nuk u tregua i saktë nga penalltia.

Arsenali pas kësaj fitore ka 60 pikë dhe renditet i katërti në tabelë, tri më shumë se Tottenhami që ka një ndeshje më pak.

Kurse, Manchester United me 54 pikë renditet i gjashti.

Related Articles