Xhamia “Prof. Dr. Bedri Kameri” me iftar falas për studentët

Xhamia “Prof. Dr. Bedri Kameri” me iftar falas për studentët

Se populli shqiptar humanizmin e ka në gjak, kjo tashmë është e vërtetuar.



Ndjenja e ndihmës ndaj njëri-tjetrit shtohet edhe më shumë atëherë kur nis edhe muaji i shenjtë i Ramazanit.

Xhamia “Prof. Dr. Bedri Kameri” në lagjen e spitalit në kryeqytet çdo natë po mbushet me besimtarë myslimanë për të falur vaktin e akshamit, e me pas bashkërisht edhe t’i afrohen sofrës së iftarit, ku aty ofrohet ushqim falas.

Kjo është bërë traditë e kësaj xhamie qysh nga viti 2017, por ky vit kryesisht i është dedikuar studentëve, nga të cilët po konsiderohet si lehtësim i madh.

Sipas imanit të kësaj xhamie, Labinot Maliqi, rreth 150 persona u ushqyen thuajse që nga dita e parë e Ramazanit, dhe kjo vepër humane u po e lumturon shumë atë, duke qenë mirënjohës për gjithë donatorët individualë dhe duke shpresuar se kështu do t’ia dalin gjerë në fund të këtij muaji të shenjtë.

Related Articles